Loading...

Shqiptarët, vendi i katërt te Maratona e Budapestit

Anxhelo Danglli tek të rriturit dhe tek seniorët Leonard Peço kanë arritur të marrin vendin e katërt në maratonën e zhvilluar në Hungari, Budapest.

Siç njofton Ambasada Shqiptare në Hungari, rezultati ishte fantastik, duke marrë parasysh se ishin 3 000 garues dhe 10 000 garues te grupmosha e të rinjëve.

“Të nderuar nga pjesëmarrja e atletëve të apasionuar shqiptarë në Maratonën e Budapestit: fantastik rezultati me dy vende të katërta ndër 33.000 garues, në 10.000 metra për grupmoshën e të rinjve nga Anxhelo Danglli dhe tek seniorët nga Leonard Peço. Sot garues në Maratonën klasike prej 42.195 metra janë Dashamir Cali dhe Stefanaq Godella, të cilëve u urojmë suksese!”, bëhet me dije nga Ambasada Shqiptare në Hungari. /atsh