Loading...

Rama: Askush s’do të mbetet vetëm

“Askush s’do të mbetet vetëm”, garantoi Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar situatës në familjen Stafaj në Picallë, në periferi të Tiranës, banesa e të cilëve tashmë është e pabanueshme nga pasojat e tërmetit.

Kryeministri tha se “për fat të mirë Lenri 3 vjeçar dhe Samiu, gjyshi i tij, i pamundur fizikisht për të lëvizur vetë, si dhe e gjithë familja Stafaj në Picallë, larg në periferi të Tiranës, janë mirë dhe pa dëmtime, ndërsa shtëpia e tyre e vjetër tashmë është e pabanueshme nga pasojat e tërmetit”.

“Ogerta me Xhemalin, me ekipin e shërbimit social dhe strukturat vendore, bënë evakuimin e familjes në një qendër emergjence të përkohshme, në një strehë të sigurt, ku marrin edhe shërbimet e nevojshme sociale e shëndetësore”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri siguroi se “shtëpia e tyre është përfshirë në planin e rindërtimit dhe ata do të kthehen pas pak muajsh, në shtëpinë e rilindur falë mbështetjes sonë”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com