Loading...

Pasi shkatërroi ishujt Bahamas, uragani Dorian i afrohet Floridës

Forcat e shpëtimit ishin sot në gjendje gatishmërie për të evakuuar të plagosurit dhe për të kërkuar të zhdukurit në ishujt Bahamas të shkatërruar nga uragani Dorian, efektet e të cilit kanë filluar të ndihen në bregun juglindor të SHBA-së, ku më e rrezikuara është Florida.

Shkatërrimi ishte katastrofik në arkipelagun e Karaibeve, ku të paktën shtatë persona kanë vdekur sipas një bilanci provizor dhe ku disa shtëpi ishin shkatërruar krejtësisht nga fuqia e erërave.

Dorian ka rënë në kategorinë dy por vazhdon të karakterizohet nga erëra shumë të fuqishme që lëvizin me 165 kilometra në orë.

Pritet që sot të mbërrijë në brigjet e Floridës më pas gjatë ditës së enjte dhe të premte të zhvendoset në brigjet juglindore duke prekur shtetet e Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karloniës së Veriut. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com