Një çeke në vdekje klinike që prej 117 ditësh lindi një vajzë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi sot ekipi mjekësor.
“Eliska është lindur me cesarian në javën e 34-t të shtatzënisë”, theksoi në një konferencë shtypi Roman Gal, kryeanestezist në Spitalin Universitar të Brnos.
”Eliska peshonte 2,13 kilogramë dhe është 42 centimetra e gjatë. Kjo është pesha dhe maturimi më i lartë për një bebe nga një nënë në gjendje kome, sipas të dhënave botërore”, shtoi Gal.
Mamaja e Eliskas, Eva Votavova, 27 vjeçe, ishte diagnostikuar në vitin 2016 me një keqformim arterio-venoz në tru.
Më 21 prill ajo u gjet në gjendje të pavetëdijshme në shtëpinë e saj ndërkohë që ishte shtatzënë 16-javëshe.
“Pas një hemorragjie të madhe në tru, frymëmarrja e saj u ndalua dhe më pas u shpall në gjendje kome”, sipas Gal.
Sistemi i mbajtjes në mënyrë artificiale i funksioneve jetësore është ndërprerë pas lindjes.
Eliska ka qëndruar edhe për dy javë të tjera në spital dhe më pas është marrë nga babai i saj.
Ajo aktualisht ushqehet me gji nga halla e saj, e cila ka gjithashtu një bebe./atsh