Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryebashkiaku i Rrogozhinës, ka inspektuar ndërtimin e shtëpisë për dy fëmijët e familjes Lecini, të cilët janë pa prindër dhe jetojnë në kushte të vështira.
“Së bashku me Haxhiun, u kujdesëm posaçërisht për rastin e fëmijëve të familjes Lecini në Luz të Madh, të cilët jeta i ka sprovuar me mungesën e prindërve, dhe kushtet e vështira ekonomike në një shtëpi të pabanueshme”, u shpreh Ahmetaj.
Sipas tij, kjo është vetëm një pjesë e punës për të rindërtuar shtëpinë e tyre, e cila në tre ditët e ardhshme me mobilimin e plotë do të marrë formë tërësore, një investim prej gati 3 mln lekë të reja.
“Ndërkohë Bashkia po bën gati vendimin për t’i akorduar një pagesë fikse mujore, vendim që do të kalojë javën e ardhshme në Këshillin Bashkiak, ndërsa po angazhohemi edhe që Frederiku të fillojë sa më shpejt një shkollë profesionale”, tha Ahmetaj. /atsh