Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi: Ndikimi negativ i Saturnit mund t’ju bëjë paksa intrigantë. Nëse keni mosmarrëveshje me partnerin, mos hezitoni të tregoni dëshirën tuaj për të përmirësuar gjërat. Nëse nuk do doni të bëni as lëshimin më të vogël, rrezikoni të krijoni grindje të panevojshme. Kjo javë pritet të jetë me fat për beqarët, të cilët mund të kenë takime interesante. Sa i përket aspektit profesional, nëse zgjedhjet që keni bërë ju duken të papërshtatshme për nevojat aktuale, atëherë do të jetë e nevojshme të bëni një hap pas. E thënë ndryshe, këtë periudhë duhet t’i kushtoni rëndësi maksimale buxhetit tuaj dhe ky reflektim do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.
Demi: Gjatë kësaj jave do të jeni nën ndikimin pozitiv të Venusit. Do të ndjeheni shumë afër partnerit tuaj. Shfrytëzojeni këtë periudhë për t’i shprehur partnerit atë që ndjeni, duke kombinuar pasionin dhe ndjenjat . Edhe në raport me personat që ju rrethojnë, do të krijoni impakte pozitive. Ata që janë beqarë do të kenë mundësinë të takojnë dikë që do t’i magjepsë. Në aspektin profesional do të jeni nismëtar dhe dinamik. Gjithashtu, karizma dhe magnetizmi juaj do të kenë një efekt befasues për të tjerët. Ju do të bindni kolegët e punës që t’ju ndihmojnë të përfundoni projektet tuaja.
Binjakët: Kjo javë do të jetë përgjithësisht pozitive. Me Diellin dhe Mërkurin në shenjën tuaj, në dashuri do t’u shkojë çdo gjë për mrekulli. Disponueshmëria që do të tregoni do të përmirësojë marrëdhënien tuaj me të tjerët dhe gjithashtu do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje për disa probleme të mëparshme. Këtë javë planetët nuk kanë asnjë efekt të drejtpërdrejtë në aspektin tuaj profesionale dhe situata pritet të jetë e qëndrueshme dhe pa tensione. Por kini kujdes: Saturni mund t’ju krijojë disa momente të sikletshme dhe mund të jeni në humor të keq në aspektin emocional. Këshilloheni të ruani qetësinë dhe mos të përfundoni duke shqetësuar kolegët në punë apo të afërmit tuaj. Tregohuni të kujdesshëm në menaxhimin e parave!
Gaforrja: Nëse dëshironi që në marrëdhënien tuaj të rikthehet pasioni, duhet të tregoheni të gatshëm të bëni disa lëshime ndaj partnerit. Në këtë mënyrë do të krijoni një klimë pozitive dhe të ngrohtë në lidhjen tuaj, si dhe do të shmagni konfliktet e panevojshme. Këshilloheni të mos “i hidhni shumë benzinës, zjarrit”, pasi mund të krijoni polemika, të cilat do të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Beqarët mund të kenë një takim të rëndësishëm këtë javë. Në aspektin profesional, prej disa kohësh ju duket sikur karriera juaj po ngadalësohet dhe çdo gjë po kthehet në rutinë. Por mos u shqetësoni, pasi me ardhjen e Mërkurit në shenjën tuaj, do t’ju rritet motivimi dhe ambiciet tuaja do të “ringjallen”. Këshilloheni të rishikoni disa projekte të vjetra, që mund t’i keni ndëprerë përkohësisht për shkaqe nga më të ndryshmet.
Luani: Kjo javë do të jetë pozitive për ata që kanë një lidhje dashurie. Pritet që pasioni të ndizet tek ju gjatë ditëve në vijim, gjë e cila do të ndikojë pozitivisht në lidhjen tuaj dhe do ta përforcojë më tej atë. Nëse do të ndjeheni nën presion, shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme. Në çdo rast, këshilloheni të tregoheni të durueshëm. Mund të përballeni me disa situata të pakëndshme në aspektin profesional. Hëna në disproporcion me shenjën tuaj, mund t’u shkaktojë vonesa në përfundimin e disa projekteve. Megjithatë, mos i humbni shpresat, pasi edhe nëse projektet tuaja finalizohen me vonesë, kjo nuk do të shoqërohet me ndikime negative në punë. Fillimi i tetorit do të rrisë tek ju dëshirën për të pasur sukses.
Virgjëresha: Në aspektin sentimental, jeni ju që zakonisht prisni shumë nga partneri juaj. Kjo gjë mund të çojë në lindjen e disa probleme në jetën tuaj në çift. Përpiquni të jeni sa më realistë dhe të mos jeni shumë kritik ndaj të dashurit tuaj. Në aspektin profesional, mund t’ju jepen mundësi të shkëlqyera për të ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit, ose të arrini të përmbushni disa synime në një kohë rekord. Ajo që duhet theksuar është fakti se rrethant do të jenë shumë të favorshme për ju, gjë e cila do t’ju mundësojë t’i arrini me lehtësi qëllimet tuaja. Gjithçka do të funksionojë pa probleme.
Peshorja: Në aspektin sentimental ndodheni në periudhë delikate, e cila mund të krijojë tensione dhe konflikte me partnerin, për shkak të mospërputhjes së disa mendimeve mes jush. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos lejoni që situata të dalë jashtë kontrollit. Për të përmirësuar situatën, thjesht duhet të tregoni mirëkuptim dhe tolerancë. Beqarët duhet të bëjnë kujdes, pasi mund të zhgënjehen nga një aventurë. Përpiquni të mos jeni shumë impulsivë! Në punë mund të humbni durimin dhe qetësinë dhe mund t’ju duket sikur gjithçjka është kundër jush, për të komplikuar jetën tuaj. Mos u dekurajoni! Gjithçka do të zgjidhet së shpejti.
Akrepi: Nëse keni pasur konflikte me partnerin, ky është momenti i duhur për të dialoguar. Mos hezitoni të diskutoni problemet që ju shkaktojnë stres dhe tension me partnerin tuaj. Nëse nuk tregoheni bashkëpunues, mund të përballeni me një situatë të vështirë për t’u menaxhuar. Në punë do t’ju duket sikur keni gjithçka nën kontroll dhe do të ndërmerrni shumë angazhime. Kjo gjë mund të jetë “ngacmuese” për ata që ju konkurrojnë në punën tuaj. Nëse kohët e fundit keni zhvilluar projekte të mëdha në letër, tani do të keni mundësinë të nisni realizimin e tyre. Falë ndikimit pozitiv të Diellit dhe Marsit, do të jeni nën “pushtetin” e një energjie të madhe, e cila do të rrisë burimet tuaja dhe do t’ju ndihmojë të ndërmerrni iniciativa të guximshme.
Shigjetari: Kjo javë do të jetë përgjithësisht pozitive për shenjën tuaj. Ata që kanë pasur një konflikt në çift, do të kenë mundësi për ta zgjidhur shumë shpejt. Mërkuri pozitiv në shenjën tuaj do t’ju stimulojë edhe në aspektin profesional. Falë Mërkurit, do të jeni në gjendje të ndërmerrni hapa të rëndësishëm në karrierë, që kërkojnë guxim dhe ambicie. Gjatë kësaj jave do të keni në krah edhe mbështetjen e miqve tuaj. Mund të keni disa luhatje të vogla, deri në momentin që të vendosni përfundimisht se cilës gjë duhet t’i jepni përparësi dhe t’i kushtoni energjitë tuaja. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm me financat.
Bricjapi: Çiftet do të përjetojnë momente pasionante dhe të zjarrta gjatë kësaj jave. Po ashtu, edhe beqarët mund të përjetojnë emocione të forta, madje mund të kenë një takim të rëndësishëm, falë mbështetjes së Venusit. Prandaj, nëse zemra juaj fillon të rrahë fort, besojini ndjenjave tuaja dhe lumturia do të jetë shumë pranë jush. Në aspektin profesioanal, Marsi në anën tuaj, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të rëndësishëm se të tjerët. Meqenëse ky është planeti i energjisë dhe i luftës, nuk do t’ju mungojë dinamizmi apo guximi. Por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm që të mos shkoni shumë larg! Nëse do të tregoheni agresivë, kjo gjë ka të ngjarë të shqetësojë grupin tuaj të punës, të cilët mund të mos ju mbështesin më. Kushtojini vëmendje menaxhimit të parave dhe këshilloheni të minimizoni shpenzimet e panevojshme.
Ujori: Në aspektin sentimental, gjatë kësaj jave do të keni mundësi të njihni më mirë cilësitë e partnerit tuaj, edhe nëse mund të duken të papërfillshme. Do të ndjeheni të lumtur dhe të sigurtë që e keni atë në krah në momentet më të vështira, kur ju duket sikur askush nuk ju kupton. Ndikimi i Diellit do të jetë i favorizues. Për beqarët: Sharmi juaj do të jetë i papërmbajtshëm dhe shumë prej jush mund të takojnë dikë që mund ta bëni të marroset pas jush. Në aspektin profesional, do të përpiqeni në maksimum për të realizuar disa nga ambiciet tuaja. Vazhdoni në këtë rrugë: është rruga e duhur.
Peshqit: Këtë javë do të jeni në gjendje astrologjike, e cila do t’ju bëjë të ndjeheni në qendër të vëmendjes. Megjithatë, yjet ju këshillojnë të moderoni kërkesat tuaja, nëse dëshironi të ruani harmoninë e marrëdhënieve tuaja. Në aspektin profesional do të mbështeteni nga Urani, i cili do t’ju mundësojë të jeni në gjendje të punoni shumë dhe të jeni këmbëngulës në arritjen e synimeve që keni. Sidoqoftë, herë pas here, mund të ndjheni të dekurajuar për shkak të disa problemeve, të cilat nuk dini si t’i zgjidhni, gjë e cila do ta bëjë të vështirë të qëndroni të qetë. Por nuk ka vend për shqetësime, pasi shumë shpejt do t’i kapërceni pengesat dhe do të arrini realizimin e qëllimeve tuaja.