Lars Motza nga Berlini ka probleme në gjetjen e këpucëve që i përshtaten, pasi 16-vjeçari i do këpucët numër 57.
Motza ka hyrë edhe në Librin e Rekordeve Guinness.
Rasti është certifikuar nga Libri i Rekordeve Guinness me këmbën më të madhe se çdo adoleshent mashkull në botë.
‘’Shumica e këpucëve të tij duhet të bëhen posaçërisht për të, me një kosto prej rreth 1 200 eurosh për palë, ndërsa këpucë pune speciale për kursin e tij si marangoz kushtojnë deri në 1 800 euro’’, theksoi nëna e tij.
‘’Qysh prej lindjes, Lars pati problemet me këmbët, pasi lindi me këmbë 9,5 centimetra të gjata dhe ishin shumë të mëdha edhe për hapat e tij të parë’’, kujtojnë prindërit./atsh