Loading...

Ngjarje e tmerrshme – I ngatërrojnë qesen e gjakut, humb jetën në spital pacientja

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në spitalin “Vimercate”, në Monza të Italisë.

Mediet raportojnë se 84-vjeçarja Angela Crippa ka ndërruar jetë në spital, pasi i kanë ndërruar qesen e gjakut me një pacient tjetër me të njëjtin mbiemër.

E moshuara mbeti viktimë e transfuzionit të gabuar të gjakut pas operacionit në femur.

Pacienti tjetër me të cilin i ngatërruan qesen, u operua për të njëjtën arsye.

Ndërkohë që procedurat për identifikimin e autorit të ngjarjes vazhdojnë, autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar një autopsi të trupit të Crippa-s.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com