Presidenti i Francës , Emanuel Macron i ka kërkuar ndjesë kryeministrit Edi Rama lidhur me incidentin e djeshëm ku u ngatërrua himni ynë kombëtar para fillimit të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë në stadiumin “Stade de France” në Paris.
Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili tha se për këtë Macron i ka dërguar një mesazh duke i shprehur ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit.
Macron e cilësoi një “gabim të papranueshëm” ndërsa ka vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë.
“Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një “gabim të papranueshëm” dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij “, deklaron kryeministri Rama. /atsh