Arena Kombëtare është drejt përfundimit dhe do inaugurohet në ndeshjen Shqipëri-Francë, që do të zhvillohet më 17 nëntor 2019.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stadiumi, ku po testohen prozhektorët, të cilët duken të programuara jo vetëm për të ndriçuar gjatë sfidave të futbollit, por dhe në rast se ky impiant do shfrytëzohet edhe për koncerte.
Impianti i ri modern është investimi më i madh i kryer në futbollin shqiptar. “Arena Kombëtare” prite të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh. /atsh