Lionel Messi mund të largohet nga “Barcelona”. Sipas spanjolles “El Pais”, futbollisti argjentinas nga viti i ardhshëm mund të vendos të transferohet në një skuadër tjetër.
“Nëse dëshiron Messi, duke nisur nga viti 2020 mund të vendos të transferohet në një klub tjetër. Është një marrëveshje fjale mes klubit dhe “pleshtit”, të cilit i skadon kontrata në vitin 2021″, shkruan “El Paiss”
Sipas kësaj medie, Messi pas 8 rinovimesh me “Barcelonën”, pleshti nuk dëshiron më të jetë “skllav” i kontratës së blugranave, por kërkon të jetë zot i të ardhmes së tij. Messi ka nisur kalvarin e tij te “Barcelona” në vitin 2000. Tashmë pleshti është simboli katalanasve dhe në këtë drejtim, palët kanë rënë dakord, se Messi mund të ndaloj udhën e tij me blugranat kur të dëshirojë, në respekt të kësaj marrëdhënie 20 vjeçare.
“Jemi dakord se mund Messi në fund të çdo sezoni mund të bëjë zgjedhjen që dëshiron. Sa i takon çmimit të kartonit dhe moshës kjo është një pjesë që i takon klubit ta diskutoj me klubet e tjera që do bëjnë ofertat e tyre”, bënë me dije për “El Paiss” një burim pranë klubit të “Barcelonës”./atsh