Procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet me qëllimin e arritjes së një përfundimi, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas bisedimeve me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.
E pyetur nga gazetarët nëse Berlini dhe BE kishin një afat për një marrëveshje Beograd-Prishtinë dhe nëse viti 2025 ishte ende një perspektivë për anëtarësimin e Serbisë në union, Merkel tha se nuk kishte afate, por shtoi ”sa më shpejt aq më mirë”.
Merkel dhe Brnabiç diskutuan edhe për situatën në rajon dhe bashkëpunimin.
Kancelarja gjermane tha se ishte e gëzuar që Procesi i Berlinit kishte rezultuar i dobishëm, çka çon në mundësi më të mëdha dhe në një bashkëpunim më të zgjeruar./ atsh