Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Ky takim është pasqyruar edhe nga vetë kancelarja gjermane. Në profilin e saj në “Instagram”, Merkel ka postuar foton e veçantë me kryeministrin Rama.
“Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Politikani është gjithashtu një artist dhe i dhuroi kancelares librin e tij të fundit”, shkruhet në Instagramin zyrtar të kancelares./atsh