Loading...

Më shumë se 61 mijë dokumente të shkarkuara nga portali e-Albania në një javë

Më shumë se 61.000 dokumente janë shkarkuar me vulë elektronike nga portali e-Albania gjatë kësaj jave .

Agjenica Kombëtar e Shoqërisë së Informacionit, ka publikuar statistikat e kësaj jave ku vihet re se numri i përdoruesve të këtij portal është në rritje .

Gjatë kësaj jave në këtë portal janë regjistruar 6,408 përdorues të rinj si dhe janë shkarkuar nga ky aplikacion 61,189 dokumente me vulë elektronike. Numri total i përdorimeve të shkërbimeve elektronike shkon në 160,280 si dhe përdoruesit në aplikacionin mobile shkon në 12,946.

Portali unik qeveritar shumëfunksional e-albania.al administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Portali qeveritar e-Albania është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com