Po shkakton polemika në Gjermani zgjedhja e një zyrtari të partisë së ekstremit të djathtë, NPD, si përfaqësues i një komuniteti të vogël 2 650 personash në Altenstadt, pranë Frankfurtit.
Stefan Jagsch, është një eksponent i NPD-së dhe nën vëzhgim të rreptë nga shërbimet e sigurisë.
Skandali u shkaktua jo vetëm nga përkatësia politike e Jagsch, por fakti që ai u zgjodh nga anëtarët e partive politike kundërshtare, CDU, FDP dhe nga një socialdemokrat me origjinë turke.
Janë shtatë anëtarët e këshillit që zgjodhën të riun Jargsch dhe të gjithë mbi moshën 65 vjeç.
Kur u pyet për arsyen e zgjedhjes, eksponenti i demokristianëve, Norbert Szielasko, u përgjigj se ”nuk kemi të tjerë, veçanërisht nuk kemi të rinj të aftë që të merren të paktën me kompjuterat”.
”Këta të rinj nuk dinë të dërgojnë as edhe një e-mail’’, shtoi ai, i cituar raporton gazeta ”Hessenschau”.
Tani palët po përpiqen të rimarrin kontrollin të situatës duke u përpjekur për të riparuar zgjedhjen në qytetin e Altenstadtit./atsh