Shqipëria është një diamant për kulturën, peizazhin dhe gjithçka tjetër.
Pikërisht kështu e përshkruan vendin tonë, australiania Aleksandra Lewis, e cila jeton prej 5 vitesh në Tiranë. “Vendi ofron shumë mundësi. Nga ato për sipërmarrjen, deri te kultura e pasur dhe natyra e pakrahasueshme, ku çdo turist do të ndalonte”, – thotë ajo.
“Një prej gjërave të para që njerëzit më pyesin është që: nëse ti je nga Australia, çfarë bën këtu? Nëse do të më thonin që në 2004 kur unë fillimisht vendosa të vizitoj Shqipërinë se do të kaloja pesë vite të jetës time këtu, nuk do ta kisha besuar. Por, kjo është Tirana, kjo është Shqipëria. Më pushtoi si era dhe nuk më lëshoi kurrë”, – tregon Aleksandra.
Sipas saj, vendi nuk është shumë i njohur jashtë ndërsa ajo që njerëzit dinë është e gabuar ose e keqkuptuar. Dhe padyshim për australianen, Shqipëria është një vend pa probleme.
“Vendi ofron edhe shumë mundësi. Nga ato për sipërmarrjen e deri tek kultura e pasur e natyra e pakrahasueshme, ku çdo turist do të ndalonte. Nga njohja e miqve nëpër kafene e deri tek peizazhet e bukura natyrore, është arsyeja e vërtetë pse ti do të qëndrosh në Shqipëri. Por gjithmonë ka një gjë të re për të parë që na bën të ndjehemi të huaj”, -përfundon australiania./atsh