Loading...

Hyrja e Shqipërisë në BE, në interesin më të mirë të të gjithë Europës

“Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës”, ishte mesazhi i Presidentit të KE-së, Donald Tusk sot në Tiranë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Delegacioni i BE-së në Tiranë, duke publikuar edhe foto nga takimi i Tusk me Ramën, risjell mesazhin e tij lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

“Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ishte sot në Tiranë. “Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Europës. Sepse Evropa nuk do të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha presidenti Tusk.

Presidenti i KE-së, deklaroi ndër të tjera se “kur kam qenë në Tiranë, prillin e shkuar, unë fola për ëndrrën që kam për vendin juaj dhe për të gjitha rajonin, për të ndjekur të njëjtin rrugëtim si vendi im, Polonia, drejt Bashkimit Europian. Sot, një vit më pas mund të them që në sajë të përpjekjeve tuaja, ne i jemi afruar këtij objektivi. Jemi më afër tij dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë e as në të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Europian”.

Kryeministri Edi Rama i akordoi Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com