Loading...

Gjykata rrëzon akuzat e prokurorisë ndaj Tahirit, shpallet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar mbrëmjen e së enjtes akuzat e prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ardit Mustafa, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj vendosi sot që Tahiri të dënohet me 5 vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjykata vendosi ta konvertojë këtë dënim në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 5 vite, ish-ministri nuk duhet të kryejë funksione publike.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite.

Pas shpalljes së vendimit nga trupi gjykues, Tahiri tha për mediet se “më lanë edhe mua pa fjalë. Si gjykata më quajti përgjegjës për shpërdorim detyre se disa kushërinj të mi përdorën emrin. Të presim edhe unë jam kureshtar ta rilexoj atë që dëgjova. Gjykata tha se nuk je trafikant, kriminale apo pjesë e një grupi kriminal, por meqë disa kushërinj përdoren emrin tënd shpërdorove detyrën”.

Ai deklaroi se do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com