Loading...

Gara për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, KED shpall listën e kandidatëve

Në përfundim të afatit të shpalljes së procedurës së thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi ka administruar dokumentacionin e kandidatëve që kanë shprehur interes për këtë pozicion, bën publike listën e kandidatëve si më poshtë: Klodian Rado; Joana Asimi (Sorraj); Lindita Troja; Sokol Stojani

Kandidatët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit sipas procedurave të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Në përfundim të procedurave të verifikimit të këtyre kandidaturave të reja, kandidatët për të cilët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vendosë lejimin e kandidimit, do ti nënshtrohen procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së bashku me katër kandidatët ekzistues tashmë të lejuar për kandidim: Artur Malaj; Artur Metani; Eris Hysi; Marsida Xhaferllari. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com