Loading...

Fond solidariteti edhe nga bashkitë për dëmet nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot përfshirjen e çdo bashkie në një fond solidariteti për të zhdëmtuar të prekurit nga tërmetet, ndërsa u shpreh se Ministria e Financave, që dje ka përgatitur disa skenarë, edhe për skenarin më të “shtrenjtë”, jemi gati, por është çështje solidariteti real.

Në një takim me kryebashkiakë dhe me deputetë të PS-së, Rama tha se “ne kemi eksperiencën pozitive nga tërmeti që ndodhi në disa fshatra të Korçës, ku pati realisht shtëpi të shembura, dhe ku të gjithë kryetarët e bashkive përpara 30 qershorit kanë mobilizuar fonde.

“Është krijuar një fond solidariteti sipas planit dhe të dhënave të para besoj se do të realizojmë objektivin që asnjë familje të mos jetë më në çadër. Edhe PS ka dhënë një kontribut nga fondi i fushatës elektorale për të prekurit nga tërmeti në fshatrat e Korçës”, tha Rama.

Kryeministri informoi se “strukturat e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë të angazhuara për të asistuar familjet”.

“Në raport me të tërën dëmi i përgjithshëm është shumë i vogël, ndërsa në raport me secilin që e ka është shumë i madh. Ndaj secili prej nesh duhet ta shoh si dëmin e vetë”, tha Rama.

Ai theksoi se lëkundjet kanë ardhur në ulje dhe kanë qenë të parashikuara siç ndodh në çdo tërmet që pas lëkundjes së fortë ka disa të tjera që stabilizojnë pllakën tektonike. “Në këtë moment paniku është gjëja më legjitime dhe kërkon kontakt me të gjithë”, tha Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com