Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që trondit mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit.
Detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në urgjencën e spitalit të Fierit.
Një prej personave të plagosur nga sherri i ndodhur në Levan të Fierit është Gentjan Zhapa 33 vjeç.
Ndërsa babai i tij është plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit. Ai ka shkuar në spital për të parë të birin por është qëlluar nga personi i cili ka hapur zjarr në ambientet e spitalit.
Drejtori i Policisë Andon Marko deklaroi para mediave se, policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim.
Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.