Loading...

21 shtator, festohet Dita Ndërkombëtare e Paqes

Ambasada e SHBA-së kujton Ditën ndërkombëtare të Paqes.

“Çdo vit, në 21 shtator, mbarë bota feston Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë ditë për t’iu përkushtuar forcimit të idealeve të paqes, qoftë brenda ashtu edhe ndërmjet vendeve dhe popujve. Tema e këtij viti është “Veprim Klimaterik për Paqe” dhe tërheq vëmendjen në rëndësinë e luftimit të ndryshimeve klimaterike si një mënyrë për të mbrojtur dhe nxitur paqe në mbarë botën”, shprehet ambasada.

Po ashtu, ambasada shon se “Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara miratuan 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm në 2015 sepse ata e kuptuan që nuk do të ishte e mundur të ndërtohet një botë paqësore nëse nuk merren hapa për të arritur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror për të gjithë njerëzit kudo dhe sigurojnë që të drejtat e tyre të mbrohen .

“Qëllimet e Qëndrueshme mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë varfërinë, urinë, shëndetin, arsimin, ndryshimin e klimës, barazinë gjinore, ujin, kanalizimet, energjinë, mjedisin dhe drejtësinë sociale.” shprehet ambasada. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com