Qeveria gjermane kërkon të miratojë një paketë masash për klimën prej të paktën 100 miliardë eurosh, deri në vitin 2030, sipas një projekti ende në diskutim në qeveri.
Pritet që në samitin e planifikuar, partitë anëtare të koalicionit të brishtë të Merkelit të arrijnë një marrëveshje mbi një listë të gjerë masash.
Nëpërmjet kësaj pakete masash, Gjermania synon të ndreqë situatën, sepse ajo është e sigurtë se s’do t’i arrijë objektivat e saj për pakësimin e emetimit të gazrave serrë, për vitin 2020.
Tani për tani, nuk ka hollësi mbi përmbajtjen e investimeve të parashikuara të bëhen deri në vitin 2030 në lidhje me këtë projekt. /atsh