Loading...

Videoklipet muzikore më të shikuara në “YouToube”

Në uebfaqen më të famshme botërore për shpërndarjen e videove “YouTube”, videot që shikohen më së shumti janë videoklipet muzikore.
Sipas të dhënave të portalit online statistikor “Statista”, brenda 10 videove më të shikuara në YouTube janë videoklipet muzikore.

Sipas kësaj vendin e parë e zë kënga “Despacito” e këngëtarit puertorikan Luis Fonsi me 6,39 miliardë shikime, pas së cilës vjen kënga “Shape of You” e këngëtarit anglez Ed Sheeran me 4,35 miliardë shikime dhe në vend të tretë gjendet “See You Again” e Wiz Khalifa me 4,21 miliardë shikime.

Kështu që shikimet totale të 10 videove më të shikuara në YouTube kanë arritur në 38,4 miliardë shikime duke e tejkaluar popullsinë e botës me pesëfish më shumë.

Përveç platformave të videove, edhe interesimi ndaj platformave dixhitale muzikore si Spotify, Apple Music po rritet.

Sipas të dhënave të “Spotify” në tremujorin e dytë të vitit të kaluar platforma ka pasur 180 milionë përdorues aktiv, ndërsa këtë vit në të njëjtën periudhë ka shënuar rritje prej 28,8 për qind duke arritur në 232 milionë.

Në këtë drejtim, duke e marrë parasysh këtë trend të rritjes, YouTube muajin e kaluar e vendosi në përdorim servisin YouTube Music./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com