Loading...

Vdes aktori i njohur i filmit “Easy Rider”, Peter Fonda

Aktori amerikan, Peter Fonda, i cili u bë i njohur me rolin e tij në filmin kult “Easy Rider” (1969), vdiq sot në shtëpinë e tij në Los Anxheles në moshën 79 vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Djali i legjendës së Hollywood-it, Henry Fonda, vëllai i vogël i Jane Fonda dhe babai i Bridget Fonda, Peter Fonda vdiq si pasojë e një problemi respirator shkaktuar nga tumori në mushkëri”, theksoi familja e tij në një komunikatë.

“Ndërsa ne vajtojmë humbjen e këtij njeriu të ëmbël dhe të dashur dëshirojmë gjithashtu të nderojmë shpirtin e tij kurajoz dhe dashurinë e tij për jetën”, përfundon komunikata nënshkruar nga familja e tij.

“Jam shumë i trishtuar. Ishte vëllai im i adhuruar. Kam kaluar momente të mrekullueshme me atë këto ditët e fundit. Ai iku duke qeshur”, theksoi Jane Fonda.

“Easy Rider”, shkruar nga Peter Fonda, Dennis Hopper, dhe Terry Southern, interpretuar nga dy të parët dhe realizuar nga Hopper, është një prej filmave emblemë të kundër-kulturës amerikane të viteve 60. Ai shfaq kërkimin për liri nëpërmjet një odiseje me motorr në hapësirat e mëdha amerikano jugperëndimore.

Imazhi i Peter Fonda me këmbët e shtrira në motorrin e tij Harley-Davidson, i pikturuar me ngyrat e flamurit amerikan është emblemë e kinemasë të asaj kohe. Një kopje e këtij motorri u shit në ankand 1,35 milionë dollarë në vitin 2014.

Fonda ishte nominuar dy herë për çmimin “Oscar”. Ai lindi në Nju Jork në vitin 1940./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com