Elona, 15-vjeçarja e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë është duke marrë trajtimın e duhur mjekësor dhe nën kujdesin maksimal të profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, shprehet se është duke e ndjekur rastin në përditshmëri.
“Në vijim të iniciativës së Qeverisë shqiptare dhe kujdesit personal të Kryeministrit Edi Rama për kurimin e Elonës 15-vjeçare në spitalin Universitar të specializuar ‘Marmara Pendik’ në Stamboll, Elona është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe nën kujdesin maksimal të profesorëve të klinikës së hematologjisë pediatrike”, thekson Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll.
“Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll është duke e ndjekur rastin në përditshmëri. Duke i uruar Elonës shërim të shpejtë dhe kthim në Shqipëri shëndoshë e mirë ne mbetemi në shërbim të qytetarëve tanë në çdo rast dhe çdo rrethanë”, shton Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Stamboll./atsh