Vendet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, pasi këto vende ngjallin interes të lartë për të mësuar më shumë rreth vlerës së tyre dhe historisë.
Sipas të dhënave të INSTAT numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e dytë 2019 është 331.767 vizitorë, duke shënuar një rritje me 3,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.
Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 103.536 janë vizitorë në muze, 97.446 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 130.785 janë vizitorë në parqe arkeologjike.
Në tremujorin e dytë 2019, numri i vizitorëve gjithsej të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike ishte 178.560, duke shënuar një rritje me 24,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018.
Gjatë tremujorit të dytë 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj krahasuar me vizitorët vendas.
Numri i vizitorëve të huaj në Parqet Arkeologjike është 51,9% gjatë tremujorit të dytë 2019, kurse gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018 ishin 42,1% . Në kala përqindja e vizitorëve të huaj gjatë tremujorit të dytë të 2019 është 55,6%, nga 49,1% që ishte gjatë tremujorit të dytë të 2018./atsh
Ndërsa përqindja e vizitorëve të huaj gjatë tremujorit të dytë të 2019 në muze është 54,5%, ndërsa gjatë tremujorit të dytë të 2018 kjo përqindje ishte 42,8%. /atsh