Sezoni i ri futbollisitik është në prag dhe nuk ka lajm më të mirë për të pasionuarit, se sa të dinë që të shohësh futboll i bënë mirë shëndetit, zemrës dhe jo vetëm, sipas një studimi të Universitetit të Lids (Britani e Madhe).
Studiuesit analizuan frekuencën kardiake të pjesëmarrësve para ndeshjes, në mes të lojës dhe në fund, duke zbuluar se tek tifozët rrahjet e zemrës u rritëm e rreth 64%, me një kulm prej 130 rrahjesh në minutë (bpm). Frekuenca kardiake në gjendje normale është mes 60 dhe 100 bpm. Kjo është njësoj sikur të bësh një ecje të shpjet për një orë e gjysmë, sipas këtij studimi.
Madje po të shohësh ekipin tënd të fitojë ndikon në uljen e presionit të gjakut si dhe jep një nxitje psikologjike që për disa zgjat gjithë ditën.
Sigurisht që ka edhe një aspekt negativ, pasi po të shohësh skuadrën të humbasë sjell një rënie psikologjike ndërsa presioni i gjakut pëson një rritje të përkohshme. /atsh