Loading...

Sulmuesi i Kombëtares Cikalleshi drejt Serie A, e kërkon “Lecce”

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi ka oferta në kampionatin italian, Serie A.

Për sulmuesin shqiptar, i cili është në pronësi të klubit turk Akhisarspor, interesohet “Lecce” që është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë për të shpresuar te mbijetesa në Serie A.

Cikalleshi ka profilin e duhur për drejtuesit e “Lecces” të cilët kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit dhe me “Akhisarspor”.

Vetë lojtari nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë të futbollit turk dhe kërkon largimin, kështu “Lecce” do të ishte skuadra perfekte për 29-vjeçarin për të treguar vlerat e vërteta të tij.

Sipas medieve italiane për kuqeziun interesohen edhe disa klube të ligës së parë franceze, mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën Cikalleshi, por ky fundgushti pritet të jetë shumë i nxehtë për sulmuesin e kombëtares shqiptare./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com