Sot shënohen 28 vite nga mbërritja e anijes shqiptare “Vlora” në portin e Barit në Itali.
Në 8 gusht të vitit 1991, rreth njëzet mijë emigrantë shqiptarë u larguan nga porti i Durrësit drejt brigjeve të Barit me një anije tregtare.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko duke kujtuar këtë datë shprehet se, “8 gushti i vitit 1991, njihet ndryshe si zbarkimi i njëzet mijëve, kur një valë emigrantësh shqiptarë me një anije tregtare u larguan nga porti i Durrësit drejt brigjeve të Barit”.
Kjo, thekson majko, “është një nga ngjarjet më të mëdha që shenjoi marrëdhëniet midis dy vendeve”.
Majko ka postuar edhe një foto nga, “Anija e Shpresës” (La Nave della Speranza) skulptura e artistes shqiptare Ledi Shabani vendosur në portin e Barit në shenjë falënderimi për mikpritjen e qytetarëve të Barit”./atsh