Loading...

Shqipëria në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë në Silicon Valley

GjejZâ është aplikacioni i grupit D3c0ders, përfaqësuar nga 3 vajza gjimnaziste që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara, me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet në konkursin Technovation Challenge në Silicon Valley, San Francisco në muajin Gusht.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka uruar suksese tre gjimnazisteve, Deas, Arlës dhe Jonadës që për herë të parë kanë çuar Shqipërinë në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë. Sipas ministres, gjimnazistet shqiptare përmes aplikacionit të tyre prekin një temë të ndjeshme siç është dhuna ndaj grave dhe vajzave.

“Suksese të përzemërta Deas, Arlës dhe Jonadës, tre gjimnazisteve tona të cilat me grupin e tyre “D3c0ders” kanë çuar për herë të parë Shqipërinë në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë TechnovationChallenge në SiliconValley. Me aplikacionin “GjejZâ” që kanë ndërtuar, ato konkurrojnë duke prekur një temë shumë të ndjeshme siç është dhuna ndaj grave dhe vajzave”, -thotë Shahini.

GjejZâ është një aplikacion që ndihmon gratë shqiptare me qasje në burimet e nevojshme për t’i ndihmuar ato të kapërcejnë pasojat e dhunës me bazë gjinore.

Çdo vit, më 12 gusht, Shtetet e Bashkuara bashkohen me pjesën tjetër të botës në përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Këtë vit shënohet 20 vjetori i Ditës së parë Ndërkombëtare të Rinisë, e cila u krijua në 1999 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com