“Shpirt i lirë”
Kush dhe çfarë jam në këtë Botë?!
Jam çfarë shoh apo çfarë ndiej?!
Këtë s’mundet kush ta thotë!
– Jam mister i pazbuluar!
Jam vërtet qenie njerëzore,
kam një trup me mish dhe kocka
por veç trupit që me sy shihet,
jam njē qenie që veç mund të ndihet!
E di, të çmendur do më pandehni
sapo këto rreshta ti lexoni
por përtej kësaj ndjesie
dhe dyshim do përjetoni!
Thellë në zemer do ta ndjeni
se kam sadopak të drejtë
s’jam e sigurt thjesht e di
se përtej kësaj Bote
do të jem një shpirt i lirë.
Nga ky “burg” një ditë do dal
dhe do endem në hapësirë
se me jetën ç’fitoj vallë,
jam njeri sikur të gjithë.
Por, veç shpirti do të vlej
kur nga kjo jetë të largohem
se një ditë baltë do të jem
dhe Tokës do ti ofrohem.
Drejt qiellit porsi shqiponjë
do lartësohet shpirti im,
më besoni s’dua tjetër
veç të endem në hapësirë.
Porsi zogu ne kafaz,
kyçur brenda në kraharor,
do shpërthej një ditë do plas,
si shqiponjë do fluturoj.
Njësh me qiellin do të bëhem,
do jem një ditë shpirt i lirë,
përmbi re do bëj sehir
Tokën që mbart trupin tim.
Kur të vij dit’ e bekuar
ndoshta do të jem harruar
por një ditë do më besoni
kur shpirtin tim të takoni.
Se në tokë mysfirë jemi
dhe së shpejti do largohemi,
kush të kundërtën mendon,
thjesht gabon se Egon çmon.
Kur të jem një shpirt i lirë
atëherë do të kem lindur
se këtë jetë e kemi hua
ndaj çdo gjë duhet paguar./ Marinela Velaj