Loading...

Salvini kërkon zgjedhje të parakohshme

Matteo Salvini, personaliteti me peshë i qeverisë italiane dhe lideri i Legës (ekstremi i djathtë) kërkoi sot mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt të jetë e mundur, duke bërë publike prishjen e koalicionit qeverisës në pushtet.

‘’Do t’i drejtohemi menjëherë Parlamentit për t’a informuar zyrtarisht për hapat e mëtejshme ligjore, pasi nuk ka më shumicë parlamentare, dhe tani fjalën e ka zgjedhësi’’, pohoi ai në një komunikatë për shtyp, e publikuar pas një seri takimesh mes liderëve të politikës./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com