Loading...

Roma gjobit turistët …nëse konsumojnë ushqime në shkallët e Trinita’ dei Monti

Roma do t’u vendosë gjoba të kripura turistëve, të cilët ulen dhe konsumojnë diçka në shkallaret e famshme të ‘’Trinita’ dei Monti’’ një nga pasuritë arkitekturore të qytetit.

Një rregullore e policisë, e cila vendoset në fillim të verës, ndalon uljen në vendet publike në mënyrë të pahijshme ose në kundërshtim me dekorin si dhe konsumimin e ushqimit ose pijeve në zona, pjesë të trashëgimisë historike, artistike, arkeologjike dhe monumentale, kryesisht shatërvanët dhe shkallaret e larta.

Zgjidhja për vënien në zbatim të rregullores për shkallët e famshme ‘’Trinita dei Monti’’do të jetë një gjobë prej 150 eurosh që mund të rritet deri në 400 euro në rast të shkeljeve të rënda, sipas mediave italiane.///atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com