Loading...

Rama për dokumentarin e Rai 3: E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot humbje kohe dhe gazetari pa lidhje, dokumentarin e transmetuar në “Rai 3” për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës.

Sipas tij, shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.

“S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, thekson kryeministri Rama, ndërsa ka publikuar edhe qëndrimin e sotëm zyrtar të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me faktet e evidentuara në këtë dokumentar të medias italiane.

Ministri Lleshaj deklaruar se lufta kundër kanabisit është një bast i fituar për mazhorancën dhe se për këtë ka dokumente dhe shifra zyrtare, të cilat thekson se nuk janë evidentuar në asnjë pjesë të shkrimit. Ky dokumentar sipas tij, është një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.

Ministri tha se opozita ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin në pushtet./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com