Loading...

Rama: Barbari që goditi miqtë spanjollë para drejtësisë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar rastin e goditjes së turistëve spanjollë në jug të vendit si një akt barbar mbi kodin e mikpritjes shqiptare dhe uron që autori të mos i shpëtojë duarve të drejtësisë.

“Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve”, shprehet Kryeministri Rama.

Në vijim Kryeministri Rama shton se “mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë”.

“Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë”, thekson ai./atsh

blob:https://www.facebook.com/83cc8a09-49ea-4c2c-9670-e5ed4106c70e

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com