Loading...

Presidenca: Shkarkimi i Komandantit të Forcave Detare, Ylber Dogjani për shkak të mbarimit të mandatit

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri ka sqaruar të shtunën përmes një njoftimi se, “Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit. Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore”.

“Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare”, thekson Shaqiri.

“Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t’i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare. Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojrat politike”, përfundon reagimi Shaqirit./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com