Loading...

Policia procedon 123 shtetas në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 123 shtetas, konkretisht: 24 janë arrestuar, 14 janë ndalur dhe 85 po procedohen në gjendje të lirë. Janë ndalur 10 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, 4 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Fier, 2 në Dibër, 1 në Elbasan, 1 në Gjirokastër.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Tiranë dhe 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 1 në qarkun Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Korçë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 6 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 5 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 shtetas që ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 15 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Berat. Janë evidentuar dhe proceduar 10 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 3 në Korçë, 1 në Durrës, 2 në Berat, 1 në Fier, 2 në Lezhë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com