Loading...

Pas Tiranës, lente falas edhe në spitalin e Vlorës

Pas Tiranës, edhe Vlora ofron shërbimin e lenteve falas, tashmë me aparatura moderne në shërbimin e okulistikës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se 200 pacientë kanë përfituar ndërhyrjen e kataraktës këtë vit në spitalin rajonal të Vlorës.

Me aparaturat e reja të instaluara në këtë spital, ndërhyrjet në sy po kryhen nga ekipi i mjekëve okulistë, me metodat më të avancuara.

Në shtatë muajt e parë të 2019-ës, 1306 pacientë kanë përfituar Paketën e plotë të Kataraktit pa pagesë. Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) thonë se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.

Duke ndjekur sistemin e referimit, përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë për këtë shërbim.
Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com