Loading...

“Një ndër skenat më të painvestuara”/ Regjisori Fuga: Domosdoshmëri, një Teatër i ri Kombëtar dinjitoz

Aktori dhe regjisori Genc Fuga, diplomuar në Londër dhe pedagog në Universitetin e Arteve, është shprehur që herët për domosdoshmërinë e një teatri të ri e dinjitoz, me të gjithë parametrat që duhet të ketë një teatër i vërtetë kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë qendrimin e regjisorit Fuga, sipas së cilës Teatri Kombëtar është një ndër skenat më të painvestuara. Sipas Fugës, edhe pse janë bërë restaurime të herëpashershme, ato kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën. Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër, në kushtet aktuale, mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike. Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953. Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të painvestuara. E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit aktualisht është një rotativë, pra një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat. Xhepat skenikë nuk mjaftojnë, hapësirat mbrapa nuk mjaftojnë, janë bërë vetëm restaurime apo mballoma, por nuk është zgjidhur hapësira e përshtatshme për këtë gjë”, – citon Kryeministri i vendit, Genc Fugën.

Aktori dhe regjisori Genc Fuga është diplomuar në Londër dhe përveçse pedagog në Universitetin e Arteve, ai i ka dhënë publikut me dhjetëra role për t’u mbajtur mend, si në teatër, ashtu edhe në kinema. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com