Rritja e numrit të turistëve, që vizitojnë Shqipërinë edhe këtë sezon turistik është e dukshme.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit, muaji korrik i këtij viti u mbyll me 1.176810 vizitorë të huaj ose e thënë ndryshe 14,5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Ndërsa për gjithë periudhën Janar –Korrik 2019 në vendin tonë kanë hyrë 3.293863 shtetas të huaj, shifër kjo në rritje me 11.7% më shumë se 7 mujorin e parë të vitit 2018./atsh