Loading...

Mamografia e lëvizshme, 1774 ekzaminime për gratë afër vendbanimit

Mamografët e lëvizshëm shkojnë aty ku janë nevojat, duke u dhënë mundësinë grave dhe vajzave të diagnostikohen në kohë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë gjatë 2019 nga mamografia e lëvizshme janë realizuar 1774 ekzaminime. Ajo lajmëron se gjatë muajit gusht, mamografia e lëvizshme do të ndalojë në Patos, Ersekë dhe Bilisht.

“Gjatë muajit gusht mamografia e levizshme do të ndalojë në Patos, Ersekë dhe Bilisht. Do të mundësojmë kryerjen e ekzaminimeve me mamografët tanë të lëvizshëm në çdo fshat apo qytet, duke ndihmuar në diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit”, -thotë ministrja.

Ekzaminimin e mamografisë mund ta kryejnë të gjitha gratë në moshën mbi 50 vjeç por mund ta kryejnë edhe gratë e moshës 40-50 vjeç. Me risk më të lartë konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale për kancer gjiri, probleme beninje të gjirit, që kanë fillim të hershëm dhe mbarim të vonshëm të menstruacioneve, mos lindje e fëmijës ose lindja e fëmijës mbi moshën 35 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com