Rreth 300 persona u mblodhën sot para ambasadës së Brazilit duke kërkuar shpëtimin e Amazonës, shkatërruar nga zjarret duke nxitur një sërë manifestimesh të parashikuara në mbarë botën në mbështje të “mushkërisë në zjarr të planetit”.
“Kryeministri britanik, Boris Johnson u shpreh shumë i shqetësuar nga situata në Amazonë”, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë pa dhënë shumë detaje, një ditë para samitit të G7 që do të zhvillohet në Biarritz (Francë), ku drejtuesit francez, Emmanuel Macron, gjerman, Angela Merkel dhe kanadez, Justin Trudeau synojnë të diskutojnë për zjarret masive në Brazil.
Manifestuesit në Londër mbanin pankarta ku shkruhej “Ndaloni shkatërrimi”, “Shpëtoni planetin tonë” si dhe logo nga lëvija ekologjiste Extinction Rebellion (XR), që kërkoi këtë manifestim me sloganin “Mushkëria jonë në zjarr”.
Imazhet tronditëse të zjarreve në pyjet e Amazonës kanë shkaktuar një emocion në mbarë botën.
Pylli kryesor tropikal në botë është një pjesë thelbësore në luftën kundër ngrohjes klimatike dhe ekuilibrit natyror, por ai është më i kërcënuar se kurrë nga një shpyllëzim intensiv.
Zjarret gjigante që kanë goditur pyllin e Amazonës që prej 15 ditëve kanë shkaktuar një valë tronditjeje në mbarë botën.
Shpesh cilësuar si “mushkëria e planetit”, Amazona shtrihet në një sipërfaqe prej 5,5 kilometra katrorë, gati tetë herë më shumë se madhësia e Francës, shtrirë në nëntë vende, edhe pse 63% e sipërfaqes së saj ndodhet në Brazil.
Bëhet fjalë për pyllin më të madh tropikal në botë dhe është një tempull i biodiversitetit.
Thelbësor për rregullimin e klimës, veçanërisht nga kapaciteti i tij për thithjen e dioksidid të karbonit, ky pyll parësor është i kërcënuar nga shpyllëzimi, zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, aktivitetet minerale dhe aktualisht zjarret jashtë kontrollit./atsh