Loading...

“Juventus” klubi i tretë më i ndjekur në botë, lë pas “United”

“Juventus” është zyrtarisht klubi i tretë më i ndjekur në botë sa i takon rrjetit social “Instagram”. Përpara bardhezinjve janë “Real Madrid” e “Barcelona”.

“Zonja e Vjetër” ka arritur të parakalojë në këtë garë “Manchester United”, që mbante deri javën e shkuar vendin e tretë. Sipas medieve italiane ky është efekti Cristiano Ronaldo, pasi në diçka më shumë se 1 vit nga mbërritja e portugezit, bardhezinjtë kanë arritur të grumbullojnë 131 milionë ndjekës, teksa numëronte 10 milionë të tillë në fillim të Korrikut 2018.

Cristiano Ronaldo, i cili u ble nga bardhezinjtë për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, duket se rezultatet e para i ka dhënë jashtë fushës. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com