Loading...

Josif Papagjoni: Të bëhet një godinë e re teatrore, aty mban era myk e lagështirë

Kryeministri Edi Rama publikon opinionin e studiuesit dhe kritikut të artit, Josif Papagjoni i cili thotë se duhet të bëhet një godinë e re teatrore.

“Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës. Ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit”, shprehet Rama ndërsa publikon qëndrimin e kritikut të artit.

Papagjoni deklaron se “kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri”.

“Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku”, thekson ai.

Duke vënë në dukje se duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet, Papagjoni shton se “njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistic”.

“ Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri”, deklaron kritiku I artit, Josif Papagjoni./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com