Loading...

Jep dorëheqjen asistentja personale e Trump

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump dha dorëheqjen pasi kishte shpërndarë me gazetarët informacione në lidhje me familjen e presidentit amerikan, njoftoi sot media aemrikane.

Sipas së përditshmes amerikane ”New York Times” që citon burime të paidentifikuara, Trump mësoi se asistentja kishte përmendur familjen e tij dhe disa çështje që lidhen me Shtëpinë e Bardhë gjatë një bisede ”off record” me gazetarët në Nju Xhersi ku ai ishte me pushime së fundi.

Media të tjera si CNN dhe ”Politico” kanë njoftuar menjëherë nisjen e tij.

Sipas CNN, Westerhout nuk është shprehur shumë qartë gjatë bisedës me gazetarët dhe një prej reporterëve ka shpërndarë bisedën në Shtëpinë e Bardhë.

Westerhout, zyra e së cilës ndodhet përballë Zyrës Ovale, është përshkruar nga media amerikane si ”gardiane e portës” së Trump, asistente personale e të cilit që prej fillimit të presidencës.

”Trump dhe Westerhout kishin një marrëdhënie të ngushtë”, sipas CNN duke cituar një ish-zyrtar të administratës Trump që ka nënvizuar shpeshherë se të flasësh për familjen e presidentit përbën ”një linjë të kuqe” që nuk duhet të kalohet./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com