Loading...

Java e 3-të e Superligës, FSHF publikon kalendarin

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar programin e javës së tretë të Superligës, ku padyshim, ndeshja që ka vëmendjen më të lartë është sfida e Shkodrës, mes “Vllaznisë” dhe “Tiranës”.

Sipas kalendarit, ditën e shtunë, do të dy ndeshje në të njëjtën orë, 19:00, ku përballë do të jenë “Vllaznia” – “Tirana” në “Loro Boriçi” dhe në “Niko Dovana”, “Teuta” do të presë “Luftëtarin”.

Ditën e dielë, në orën 16:00 dhe do të jetë sfida mes “Kukësit” e “Laçit” dhe në orën 19:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera ato mes “Partizanit”-“Flamurtarit” dhe “Skënderbeut” me “Bylisin”.

Programi për ditën e shtunë, 31 gusht 2019
Vllaznia-Tirana 19:00
Teuta-Luftëtari 19:00

Programi për ditën e dielë, 1 shtator
Kukësi-Laçi 16:00
Partizani-Flamurtari 19:00
Skënderbeu-Bylis 19:00/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com