Loading...

Informaliteti i karburanteve, Braçe në Porto Romano: Mos i bini telefonit se nuk ju ndihmon njeri, zbatoni ligjin

Vijon operacioni anti-informalitet në drejtim të bizneseve që i shmangen detyrimeve ligjore dhe fiskale. Këtë herë inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve së bashku me ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë kanë ndaluar në depozitat e karburanteve në Porto Romano.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe kërkoi respektimin e ligjit dhe të mos harxhojnë kohë t’i bien telefonit se nuk i ndihmon askush.

“Nga ata kërkojmë vetëm një gjë, të respektojnë ligjin. Mos t’i bien telefonit të kurrkujt, nuk do t’i ndihmojë as kush, kur kush. Të zbatojnë ligjin dhe me ne janë në rregull. Do vendosim rregull në të gjithë tregun dhe ku to të jetë një dhe për të gjitha”, tha Braçe.

Braçe tha se po mundohemi të vendosim ligjshmërinë në të gjithë tregun. ‘Ne po mundohemi të kthejmë ligjshmërinë në të gjithë tregun, jo vetëm tregun e karburanteve, por në të gjitha tregjet, kryesisht ato që kanë transaksionet më më të mëdha dhe natyrisht kanë dhe detyrimin t’iu nënshtrohen detyrimeve ligjore dhe fiskale. Ne nuk duam asgjë përtej kësaj. Ne duam që çdo sbubjekt në çdo treg të kryejë një transaksion të ligjshëm e për të cilin të lëshojë kupon, faturë tatimore. Inspektorët tashmë po garantojnë që në tregun e karburanteve të mos ketë më regjim manual. Ne do çojmë deri në fund zbatimin e ligjit në këtë aspekt,’ tha ndër të tjera zv/kryeministri.​

“Ka ndodhur me herët që është kryer veprimtari kriminale, prokuroria është duke u marrë me këtë çështje, janë arrestuar përgjegjësit e parë që bënin manipulimin e sistemeve të transmetimit të kasave fiskale, duke i kaluar sot në manual dhe duke kryer natyrisht një shmangie shumë të madhe fiskale. Prokuroria po analizon çdo gjë. Ne, bashkë me organet fiskale dhe meteorologjisë do të analizojmë çdo pompë që ishte përfshirë në këtë manipulim të të dhënave të transmetimit po edhe në evazion fiskal dhe pa diskutim do t’i kthejmë arkës së shteti çdo qindarkë që është marrë në kushte e mashtrimit të shkeljes së ligjit dhe natyrisht duke i sjellë dëme buxhetit të shtetit”, tha ai.

Gjithashtu, Braçe shtoi se “këtu në Porto Romano ku është edhe zona më e madhe e karburanteve, në disa kompani po vazhdon ky proces. Ka nisur që dje edhe në krahun tjetër të distributorëve, pra të shitjes me pakicë. Mbi 2000 pompa që janë identifikuar nga ne që duhet të kalojnë në regjim automatik dhe do të plumbosen për të garantuar pikërisht këtë regjim automatik nga fillimi deri në fund”.

Në fund, Braçe tha se “do të doja të bëjë me dije të gjithë operatorët në treg që ne do të jemi të drejtë dhe të barabartë, do jemi ligjor në këtë aspekt për të vendosur rregull në treg, për të garantuar konkurrencën e ndershme, por në krahun tjetër për të garantuar të ardhurat në buxhetin e shtetit”.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero theksoi se pompat manuale janë të paligjshme dhe ndëshkimi për to do të jetë maksimal.

“‘Në bazë të urdhrit të ministrit ne kemi dalë në terren, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë duke inspektuar çdo subject dhe duke bërë të mundur që pompat në bazë të ligjit të shesin vetëm në regjim automatik. Sot kemi ardhur në Porto Romano, ku janë të gjitha magazinat doganore dhe inspektorët janë duke plumçosur karburantet,’ u shpreh Ibrahimaj, duke shtuar se ky është një proces që do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të prekë nga më të mëdhenjtë te më të vegjlit, pasi ligji duhet respektuar njëlloj.

“Ky është një proces që do të ndodhë në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të preki nga më të mëdhenjtë deri te më të vegjlit, pasi ligji duhet respektuar dhe parimi pa kuponë nuk ka karburant duhet të respektohet në të gjithë vendin. DPM nga ana teknike ka ngritur grupin e punës së vetë, sepse ata e kanë ekspertizën për të vendosur dhe siguruar regjimin e pompave dhe për të vendosur plumçet”, tha ajo./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/670900663408768/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com