Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.
Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka plagosur KATER shtetas.
Burime paraprake bëjnë me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve.
Si pasojë e sherrit me sende të forta janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar më pas për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.
Njëri prej të përfshirëve në sherr ka marrë armën dhe ka shkuar në spital ku ka plagosur 3 persona.
Forca të shumta policie kanë rrethuar spitalin.