Një tërmet me intensitet 4,9 ballë Rihter u regjistrua në zonën e detit mes ishujve të Rodit dhe Karpathos, në Greqi
Sipas agjencisë zyrtare greke të lajmeve ANA, “epiqendra e tërmetit gjendet 46 kilometra në verilindje të Karpathos dhe rreth 100 kilometra në jugperëndim të Rodit”.
Qendra sizmologjike euromesdhetare njoftoi se tronditja u verifikua në një thellësi prej 30 kilometrash. /atsh